Deklarata e fortë: Pastrimi i parave, jo vetëm në ndërtim, por edhe në loto

Në A2 Business, ku u diskutua mbrëmjen e së mërkurës për pastrimin e parave në Shqipëri, gazetarja Fatjona Mejdini u shpreh se të bësh një gjë të tillë në vendin tonë, edhe pse është në nivele të larta, nuk është aspak e thjeshtë.

Megjithatë, ajo thekson se grupet kriminale janë shumë të sofistikuara.

“Ndërtimi është një nga sektorët ku pastrohen paratë, por i dyti është sektori i lojërave të fatit dhe jo paqëllim qeveria i mbylli. Kjo është një kambanë alarmi. Faturat fiktive janë një tjetër mënyrë, por nuk është kaq e thjeshtë, por sot edhe transaksionet financiare janë vërtetë të komplikuara.

Grupet kriminale të organizuara, raporte të ndryshme, thonë se janë shumë të sofistikuara në pastrimin e parave. Duhet të kuptojmë edhe forcën e këtyre grupeve. Institucionet shqiptare nuk e kanë kaq të lehtë t’i kontrollojnë”, u shpreh Mejdini.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërNdryshojnë masat anti-Covid: Hiqet maska në ambientet e jashtme, shtyhet ora policore