Deklarata e fortë: Rama ka kërkuar në kancelaritë e Europës që Maqedonisë së Veriut mos t’i hapen negociatat

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapeshin negociatat.

Madje ai e sfidon kreun e qeverisë teksa shprehet se, është i gatshëm të përballet edhe në gjyq për këtë akuzë.

“Rama ka lobuar që Maqedonisë të mos ti hapen negociatat. Kohët e fundit Edi Rama nuk shkonte më nëpër kancelari që të bindte kancelaritë e Evropës që ti hanin negociatat Shqipërisë, sepse kjo ishte e mbyllur si çështje, por shkonte u kërkonte si favor, sigurisht me argumente të tjerë dhe jo më këto që po them unë”, deklaroi në Ora News nënkryetari i PD-së.

Pjesë nga biseda

Edi Paloka: Rama ka lobuar që Maqedonisë të mos t’i hapen negociatat. Kohët e fundit Edi Rama nuk shkonte më nëpër kancelari që të bindte kancelaritë e Evropës që t’i hanin negociatat Shqipërisë, sepse kjo ishte e mbyllur si çështje, por shkonte u kërkonte si favor, sigurisht me argumente të tjerë dhe jo më këto që po them unë.

Beti Njuma: Është akuzë e rëndë kjo duhet vërtetuar me fakte?

Edi Paloka: E vërtetoj… le të më hedhë në gjyq Edi Rama për këtë deklaratë. Edi Rama ka kërkuar në kancelaritë e Evropës që Maqedonisë së Veriut mos t’i hapen negociatat.

Beti Njuma: Me çfarë arsye?

Edi Paloka: Argumentet e tij kanë qenë të ndryshëm, gjoja për mos ndarje sepse kështu do bëheshin vendet pesimiste. Por arsye është një, që ai ta përdore si justifikim që edhe Maqedonisë së Veriut nuk ju hapën negociatat.

 

Artikulli paraprakRama qeveris me 2 të shpallur non grata nga SHBA
Artikulli tjetërFaqja e pare