Deklarata e fortë: Thaçi u ndalua për vrasjen e Ali Ukës, armë në Bosnje kundër Serbisë

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë deklarata të forta në emisionin “Opinion” në lidhje me luftën e tij ndaj Serbisë, si dhe ka sqaruar një moment në nalimin e Hashim Thaçit në Shqipëri. Berisha tha se Hashim Thaçi është ndaluar në Shqipëri në lidhje me vrasjen e gazetarit Ali Uka, pasi ai jetonte në një dhomë me të dhe trupi i Ukës është gjendur i masakruar në dhomë. Ali Uka u vra në një kohë që ushtronte detyrën e zëdhënësit të UÇK-së.

Berisha deklaroi se gjatë qeverisjes së tij, trupa të UÇK-së janë stërvitur në Shqipëri dhe një prej tyre ka qenë edhe komandandati legjendar, Adem Jashari.

“Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Flinte me një gazetar që quhej Ali Uka. Ai është gjetur i masakruar në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk e them nëse është i implikuar në vrasjen e tij. Vijmë te embargoja. I vetmi vend në botë kundër saj ishte Shqipëria pasi rëndonte mbi Kosovën”-deklaroi Berisha.

Exit mobile version