“Xhisiela është marrë peng nga qeveria”, kështu e cilëson Enton Abilekaj, situatën në të cilën ndodhet seot vajza, e cila është dhunuar nga ana e djalit të deputetit të partisë socialiste Rrahman Rraja.
Në studion e lajmeve të Fax News, gazetari u shpreh se është paradoksale që kryeministri i vendit shkruan se vajza është marrë peng, sa kohë që policia, prokuroria dhe të gjitha instatncat shtetërore janë në dorën e tij.
Abilekaj theksoi qëndriminse Xhisiela është e detyruar që të bëjë këto deklarat publike për shkak se ajo ka frikë për sigurinë e jetës së familjarëve të saj.
“Xhisiela është marrë peng thoshte Rama, duke marrë parasysh që të gjitha policitë i kotrollon Edi Rama, qoftë policinë e shtetit qoftë ata bashkiake, edhe prokurorinë e ka Edi Rama nuk kuptohet se kush e mban peng Xhisielën. Vajza është e pambrojtur nga Korriku deri në 26 shtator kur u bë publike, ajo ka qenë gjithë kohës e kontrolluar dhe e dhunuar nga ish-i dashuri i saj.
Që prej asaj date Xhisiela nuk është më një person i kërcënuar po është një person i marrë peng direkt nga qeveria, përmes policisë, prokurorisë dhe avokatit të shtetit që i është caktuar. Avokati që i ka caktuar shteti është djali i avokatit që mbron dhunuesit e vajzës.
Personat që e kanë dhunuar e shoqërojnë sot me makinë, ajo lëviz me makinën e fisit Rraja edhe në emisionet ku ka shkuar, tekstet e saj shkruhen nga zyra e PR-it të grupit të Partisë Socialiste. Opozita mundohet që të përdorë çështjen politikisht dhe nuk gjen asnjë zgjidhje institucionale për ta shpëtuar këtë peng”, u shpreh Abilekaj.