Ambasadori ne largim Donald Lu thote se ndihet i skandalizuar nga sistemi gjyqesor ne Shqiperi dhe nga policia, per menyrën se si kanë vepriuar me eksponenëtt gjyqësor dhe krimit në Shqipëri.
Gjatë rrëfimit të tij në emisionit “Real Story” ne Vizion Plus ambasadori amerikan ne Shqiperi, Donald Lu permendi me emra rastet.
“Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”, tha kryediplomati amerikan.