Deklarata e oficerit të FNSH: Admir Murataj nuk u vra nga policia, u përdorur si kurth nga njerëz me pushtet

Vrasja e Admir Muratajt, është kthyer në një mister të vërtetë, pasi zërat se ai nuk është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit ditën e grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas sa vijnë e bëhen më të fortë.

Më herët ishte gazetari Shpëtim Zinxhirta i cili shkruante në Facebook, se Murataj është vrarë nga policia greke në 2013-n dhe si fakte sillte artikujt e mediave greke.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka bërë publik mesazhin e një efektivi të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili thekson se Murataj nuk është qëlluar nga policia, dhe se plumbi që ai ka marrë në kokë është zhdukur.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Oficeri i FNSH: Admir Murataj nuk u qellua nga policia.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Persh Dr.Berisha!

Sipas nje punonjsi te FNSH, Admiri Murataj nuk eshte qelluar nga policia, ka dyshime shume te forta qe ai eshte perdorur si kurth nga njerez me pushtet, gjithashtu ai shton: plumbi qe ka marr ne koke i ndjeri nuk ekziston eshte zhdukur!

Gjithsesi duhet verifikuar ne teresi dhe me thelle kjo çeshtje, por te gjitha rruget te cojne tek nje grabitje dhe skenar shteteror!

1 5

Exit mobile version