Deklarata e parë e ministrit serb: Në Kosovë më rrahën, më tërhoqën si qen dhe bënin selfie me mua

Kosovo police escort Marko Djuric a Serb official to a police station in Kosovo capital Pristina after he was arrested in northern Kosovo town of Mitrovica on Monday, March 26, 2018. Kosovo police arrested a Serb official after he was banned from visiting a divided town in northern Kosovo and then fired tear gas and stun grenades at Serb protesters Monday. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Marko Gjuriç ka akuzuar policinë e Kosovës se janë sjellur në mënyrë brutale dhe abuzuese me të.
Djuriç ka thënë para mediave në Beograd, pas një takimi me presidentin Aleksandar Vucic dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, se policia e Kosovës e kishte goditur pas arrestimit, kishte bërë selfie me të dhe kishin kënduar këngë.
“Në sytë e grave dhe të rinjëve kanë gjuajtur shok bomba. Menduan se duke më ngre si qen mund të përulin Serbinë dhe pupullin serb. Pastaj më hipën në një prej mjeteve transportuese. Kam pësuar disa goditje dhe jam mirë përpos disa lëndimeve në duar. U përpoqën të më përulin, dhe bënë selfie me mua, më shtynë kalashnikovin dhe kështu …”.
Ai thotë se një polic i kishte nxjerr edhe thikën.
“Njëri prej tyre më nxorri edhe thikën si kërcënim. Kanë kënduar edhe këngë e kështu”, ka thënë Djuric.

Exit mobile version