Deklarata shokuese e Neymar: Nuk do të luaj asnjë minutë te PSG

Pak ditë pasi Paris Saint-Germain u eliminua në 1/8-at e Champions League, Neymar i ka thënë të atit se nuk donte të vishte më fanellën e klubit francez dhe i ka kërkuar të negociojë transferimin e tij te Real Madrid sa më shpejtë të jetë e mundur.
Sipas ABC, braziliani ka vendosur të mos luajë më për ngjyrat e SPG. “Nuk do të shkoj më në Paris, vendimi është i final,” thuhet të jetë shprehur ai drejt familjes dhe shokëve.
Nemyar Sr. Ka për detyrë të shfrytëzojë këto tre muaj teksa i biri i tij është i dëmtuar për të negociuar me presidentin Al-Khelaifi dhe shefin e Real Madrid Florentino Perez. Nuk do të jetë e lehtë.
Neymar madje është gati të ulë pretendimet e tij financiare vetëm për të finalizuar transferimin. Ish-lojtari i Barcelona-s mendon se nuk është pritur mirë nga tifozët, dhe nuk është ambientuar me pjesën më të madhe të skuadrës që prej transferimit të tij në verë.
“Nëse vij këtu, një kampionat pa traditë, dhe më vërshëllejnë, nuk dua të luaj për asnjë minutë tjetër këtu,” është shprehur Neymar drejt familjes së tij.

Cavani drejt largimit nga PSG
Manchester United dhe Chelsea do të përplasin brirët për blerjen e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani. Futbollisti nga Uruguaj, i cili besohet se do të largohet nga “Parc des Princes” në fund të sezonit, vlerësohet 55 milionë euro nga klubi kryeqytetas, sipas asaj që bën të ditur “Le Parisien”. Manchester United dhe Chelsea po monitorojnë situatën dhe janë gati të plotësojnë kërkesat ekonomike të PSG në verën e ardhshme.
Cavani kaloi nga Napoli te PSG në vitin 2013, për 65 milionë euro dhe është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së këtij klubi. Ai ka shënuar me rregullsi edhe sivjet që luan në krah të Kylian Mbappe dhe Neymar, të blerë për 400 milionë euro të dy bashkë gjatë verës së kaluar. Por pikërisht përplasjet me Neymar duket se e kanë shtyrë qendërsulmuesin të largohet nga “Parc des Princes”. Ai ka shprehur disa herë dëshirën për të vazhduar karrierën në Premier League, kësisoj Manchester United dhe Chelsea mund të shpresojnë.

Exit mobile version