Ish-ylli i West Ham Dimitri Payet kërcënoi të vrasë Neymar, përpara se braziliani të dilte i dëmtuar dhe mes lotëve, i transportuar nga barrela, gjatë ndeshjes mes PSG dhe Marseille. Sulmuesi i Paris Saint-German është tashmë në garë me kohën për tu rekuperuar në kohë nga ai dëmtim kavilje, për përballjen e javës së ardhshme ndaj Real Madrid, e vlefshme për Champions League. Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror pësoi plot 8 ndërhyrje të gabuara deri në minutën e 77’. Por, kapiteni i PSG, braziliani Thiago Silva ka shtangur me pretendimin se: “Është e turpshme. Payet i tha arbitrit se dëshironte ta dëmtonte. Ai nuk është futboll”.
Stacioni radiofonik “RMC” pretendon se Payet i ka thënë arbitrit, Benoit Bastien: “Thuaji Neymar të qetësohet, ose ndryshe do të kujdesemi ne për atë”. Futbollistët e Marseille u nevrikosën me lojën aktruese të Neymar, përpara dëmtimit të tij. Mbrojtësi i majtë, Jordan Armavi tha: “Ne luajmë normalisht, por ai i kërkon faullat. Kjo është ajo që unë shoh në fushë. Ai pret që ne ta bllokojmë, ndaj ai e largon topin në momentin e fundit. Atëherë, çfarë pret ai? Mendoj se ai i kërkon pak. Të gjithë e dinë se ai ka talent, por rrëzohet lehtshëm”.
Sfida e luajtur mes PSg dhe Marseille të dielën në mbrëmje është mbyllur me një fitore 3-0 për vendasit falë golave të Mbappe, autogolit të Rolando dhe Cavani. Braziliani Neymar nuk ka shënuar por ka marrë pjesë në realizimin e dy golave.
Në fillim ka shkaktuar autogolin e mbrojtësit të Marseille dhe më pas ka dhënë asistin për uruguaianin. Por numri 10 e ka mbyllur para kohe ndeshjen për shkak të një dëmtimi në kavilje, me lojtarin që ka dalë nga fusha me barelë dhe në lot.
Lëvizjet e Neymar janë argëtuese për të gjithë ata që i shohin, më pak për mbrojtësit kundërshtar, siç ka pranuar Amavi, mbrojtësi i majtë i Marseille: “E meriton, është një provokator i lindur. Sa herë që ka topin pret kundërshtarin për ta turpëruar, çfarë pret? Është normale të marrë kaq shumë goditje”.
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, duket se nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Champions League kundër Real Madrid, që do të luhet të martën e ardhshme.
Sipas Sky Sports, Neymar pritet të qëndrojë për 3 javë larg fushave pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e luajtur të dielën në mbrëmje kundër Marseille në Ligue 1. Një takim që është fituar 3-0 nga PSG.
Zidane: Nuk gëzoj për dëmtimin e Neymar, uroj të jetë në ndeshjen e kthimit!
Zinedine Zidane u shfaq në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes mes Real Madridit dhe Espanyol. “Ajo që ne duam, është të vazhdojmë të luajmë mirë. Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar, të njëjtën gjë do të bëjmë përsëri. Çdo ndeshje fillon nga zero. Sfida me Espanyol është e fortë, por ne duam të bëjmë një lojë të mirë në një fushë të vështirë”, tha francezi në lidhje me kundërshtarin e radhës”. Një pyetje edhe për numrin rekord të kartonëve të kapitenit të “Los Blancos”. Zidane përgjigjet: “Sigurisht, Ramos është kapiteni më i mirë që mund të ketë Real Madridi. Sergio nuk është i pasjellshëm, por një lider dhe njerëzit duan që ai të jetë kapiteni ynë”.
Në sfond dhe në mendjen e “Zizou”, patjetër që është kthimi me PSG-në, në 1/8 finale të Ligës së Kampioneve. Pas fitores 3-1 në “Santiago Bernabeu”, kampionët e Europës në fuqi shkojnë në kryeqytetin francez për të vulosur çerekfinalet. Duke komentuar dëmtimin e Neymarit, në këtë linjë, Zidane shton: “Nuk kam gëzim për asgjë. Unë nuk jam i kënaqur me lëndimin e Neymar. Përkundrazi, shpresoj se mund të jetë në lojë ndeshjen e kthimit. Unë kurrë nuk do të dëshiroj që një rival të dëmtohet”.
A po ndihet te lojtarët e tij afrimi i Kupës së Botës me ndonjë rezervim për të mos u dëmtuar? “Nuk ka asgjë negative, është shumë e bukur, kur pas një sezoni ke një Kupë Bote në fund. Ky është një gëzim për lojtarët”, përgjigjet Zidane.