Deklarata idioteske e një burokrati të huaj: Skandalet këtu, si me qeverinë në SHBA

Zyra e OSBE në Tiranë është kthyer në një objekt humori me deklaratat në mbështetje të qeverisë, krimit dhe drogës. Vetëm dy vjet më parë ambasadori i kësaj zyre tha se paratë e drogës ndikojnë në zgjedhje, por pasi Tahiri e thirri në zyrë, ai e përdhunoi vetveten dhe më pas tha se nuk e kishte fjalën për drogën që kishte mbushur gjithë vendin, por për drogën e pesë viteve më parë. osbe copy
Kësaj rradhe është një tjetër diplomat qesharak i kësaj zyre në Tiranë që bën një tjetër deklarate humoristike dhe që pot a dëgjonin shqiptarët direkjt ndoshta e kapnin me shkelma. Ai thotë se skandalet me qeverinë në Shqipëri janë si në SHBA, pra bën një paralele mes qeverisë kriminale të Ramës dhe asaj të Presidentit Trump në Shtetet e Bashkuara dhe shkon më tej duke thënë se me qeverinë në Angli është tre herë më keq.
Natyrisht kemi të bëjmë në rastin konkret me një diplomat që me deklaratat odioteske turpëron OSBE dhe këtë institucion të rëndësishëm dhe ul kredibilitetin e saj në Shqipëri.
Zëvendës ambasadori i OSBE-së në Shqipëri në një bisedë me të rinjtë në Shkodër ka folur rreth situatës politike në vend si dhe për fenomenin e shitblerjes së votës.

Deklarata e zv.Ambasadorit
Robert Wilton nga takimi me të rinjtë në Akademine e lidershipit Rinor u shpreh se Rama nuk është trazuar nga protesta e opozitës aq sa u shqetësua nga protesta e studentëve.
“Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për këpurdhen dhe drektonte në bregdet. Une e kam parë më shumë të shqetesuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai foli dhe për fenomenin e shitblerjes së votave, ku theksoi se nga ky fenomen janë përfshirë të gjitha subjektet politike në vend.
‘Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo!
Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dike 50 lek janë mjaftueshem, por nuk i blen vetëm një subjekt.
Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet.
Të ashtequajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 here me të keqe e shoh në Angli.
Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njeri tjetrit gjera që do i rrezikonin lirine si vepër penale. Drejtesia dhe media nuk po ofron mbrojtje”, deklaroi Wilton.

Exit mobile version