Deklaratat kundër shqiptarëve të mikut që uron Rama: Kosova është Serbi…

Trajneri serb i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, ka probleme të theksuara shëndetësore.

Mihajlovic tashmë ka bërë të ditur se vuan nga leukemia akude, derisa mjekët i kanë rekomanduar atij dorëheqjen e menjëhershme nga futbolli, shkruan Zëri.info.

Kësisoj, Mihajlovic do të fillojë me terapitë e rekomanduara nga mjekët.

Kujtojmë që serbi është trajner në Serie A prej vitesh, ku nuk ka arritur të lë gjurmë me ndonjë sukses.

Gjithashtu, Mihajlovic njihet edhe për deklaratat e tij nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.

Vite më parë, ai kishte thënë se Kosova është Serbi, pasi shumë shtetas serb banojnë aty dhe se ata nuk mund t’i dëbojë askush.

“Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre”, kishte thënë Mihajlovic para katër vitesh.

Exit mobile version