Dekreti i Begajt për komisionet hetimore, Alibeaj: Vendimi fatkeqësi e madhe! Mazhoranca asgjësoi totalisht instrumentet e opozitës

Deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se Presidenti duhet të mos dekretonte ligjin për komisionin hetimor.

“Me këtë ligj që mazhoranca miratoi duke përfituar nga tymi, flaka, zhurma është vrasja përfundimtare e një nga instrumenteve më të rëndësishme. Do të dëshiroja që Presidenti të gjente guximin që përtej arsyetimeve kushtetuese në njoftimin që ka nxjerrë do të duhet të ishte një katalizator për të ruajtur jo tekat por të drejtat të shkelura në mënyrë të dhunshme nga mazhoranca. Nuk u ngrit dhe është fatkeqësi e madhe. Ky është një asgjësim totalisht i instrumenteve që opozita ka.”

Artikulli paraprakDekretimi i ligjit për komisionet hetimore, si e komenton Bamir Topi vendimin e Presidentit: Rama nuk ndalet, kjo është shumë e rëndë për demokracinë
Artikulli tjetërDikush hodhi një libër të Flutura Açkës te mbledhja e grupit Bardhi&Noka, masakër o nëne masakër!