Dekriminalizimi alla Rama

Nga Oerd BYLYKBASHI

Te gjithe akuzojne Ramen se ka kriminalizuar politiken dhe administraten. Kur hartoja ligjin e Dekriminalizimit ekzakt kater vite te shkuara dhe kuptoja qe do te ishte nje nga ligjet me te ashpra te ketij lloji, ashtu mendoja edhe une per Ramen, se kishte bere pakt me krimin. Me kujtohet kur Rama, e pas tij Taulanti, etj, bertisnin ne Parlament se si ligji i Dekriminalizimit ishte antikushtetues.

Ama nuk me kishte shkuar mendja se Rama kishte futur kaq shume kriminele ne ‎shtetin qe qeveris shqiptaret. Merita: kishin eksperience ne krim. Rasti Pjetri eshte me i fundit i nje vargu ku mbi 350 deputete, kryebashkiake, keshilltare bashkiake, drejtore, punojes administrate e police jane denuar me burg per krime ne te shkuaren dhe ishin promovuar ne institucione nga Rama.

Denimet ne CV-te e tyre variojne nga krime si vjedhjet e thjeshta deri tek ato te rendat e te rrezikshmet per krim te organizuar, trafiqe droge, vrasje, perdhunime ne grup e rrembim personash.

Por mos ndoshta po gabohemi? Mos valle Rama ka patur si qellim pikerisht goditjen e krimineleve? Mos ai e kundershtoi ligjin qe opozita ta kerkonte me fort dhe me pas ai t’u thoshte krimineleve me te cilet erdhi ne pushtet ne 2013, se s’kishte c’te bente se e detyronin nderkombetaret? Mos valle ai e mbushi parlamentin, bashkite, administraten dhe policine me kriminele pikerisht per t’i dekriminalizuar ato, duke u dhene poste qe keta kriminele me damke me pas t’i kapte ligji i Dekriminalizimit dhe t’i qeronte? Ore mos i biem ne qafe ketij vizionari te te ardhmes qe ndoshta po e dekriminalizon shtetin duke e kriminalizuar me pare, qe shqiptaret te ndergjegjesohen se kriminelet jane te rrezikshem? A nuk e “luftoi” ai kanabisin me metoda te tregut kapitalist, duke e mbjelle ne gjithe vendin aq sa ra cmimi nga sasite gjigande ne treg dhe fshtareve nuk u leverdiste me mbjellja e tij?

Para pak ditesh takova nje te ri te diplomuar ne inxhinieri informatike qe punonte kamarier per 25.000 leke ne muaj‎. Me pas takova nje usta duarflori. Te dy do te iknin brenda vitit ne Gjermani. Nuk e shtynin me dot me “te gjatin”.

Nderkohe nje mik biznesmen mendon te shese cdo gje e te ike nga ky vend se po e mbysin inspektoret e tatimeve, te AKU, te inspektoriatit te punes, te ambientit dhe lista vazhdon. Ata nuk arrinin te kuptonin se si kriminelet kishin me shume peshe e vend ne Shqiperi se ata, njerez te ndershem.

Tashme, pas rastit Pjetri, e kam te qarte qe keta refuzojne ta kuptojne “vizionin dhe strategjine” e Rames per te ”dekriminalizuar” vendin duke e kriminalizuar me pare koke e kembe. Nuk duan, refuzojne te kuptojne qe Rama e ktheu shtetin ne nje grope septike te krimit, ndoshta me qellimin qe te drenonte kriminelet tek ajo grope, ti hiqte nga shoqeria dhe ne kete menye te na pastronte e te na shpetonte nga kjo e keqe. Ata qe takova nuk kishin me kohe per ta kuptuar “te gjatin” dhe te berin “shtet” te tij dhe deri ne fund te vitit do te kene ikur nga syte kembet.

Artikulli paraprak“Legalizim ose dëmshpërblim” për banorët, “përgjegjësi penale” për zyrtarët e aferës korruptive tek Unaza e Re
Artikulli tjetërFermerët i hedhin prodhimet në kanal, Berisha: Në shtetin e Ramës bujqësi është vetëm hashashi