Rreth dy vite më parë u denoncua skandali për politikanin I. M. që kishte qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.
Gjithçka nisi në korrik të 2022-shit, kur u publikua një kërkesë që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ia kishte nisur Kuvendit, ku zbulonte se një politikan i profilit të lartë, me inicialet I.M., ka qenë spiun.
Në media u raportua menjëherë se bëhej fjalë për Ilir Metën. Më pas u zbulua se person që ishte bashkëpunëtor i Sigurimit ishte shtetasi Ilir Metaj.
Kryetari i PL-së, të cilin ne e njohim si Ilir Meta, në fakt në Gjendjen Civile rezulton i regjistruar me emrin Ilir Metaj dhe nuk ka bërë ndryshime, kjo e konfirmuar nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Sot CNA TV ka siguruar një dokument tjetër që tregon se Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, për një shërbim kryer ndaj kësaj strukture. Dokumenti tregon se Ilir Metaj ka qenë bashkëpunëtor i paguar nga Sigurimi famëkeq i shtetit gjatë diktaturës.
Dokumenti sekret, i cili është deklasifikuar një vit më parë, mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-sigurimit të shtetit.
Sipas dokumentit, Metaj është paguar me 50 lekë si shërbëtor e spiun, për realizimin e një përgjimi në një restorant.
Dokumenti i publikuar sot vërteton edhe njëherë shërbimet e Ilir Metaj ose Ilir Meta siç e njohin shqiptarët, ndaj Sigurimit të Shtetit duke spiunuar shokët në Fakultetin e Ekonomikut.
Studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë dhe Ilir Meta shkoi ta spiunonte duke u bërë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, por edhe duke u paguar me 50 lekë./CNA