Del Piero: Guardiola e ka fatin e përcaktuar për të qenë trajner i Juves

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, konsideron se është fat i përcaktuar i Pep Guardiolas që ta drejtojë kamponin e Italisë.

UEFA e ka dënuar Manchester Cityn për të mos qenë pjesë e Ligës së Kampionëve në dy sezonet e ardhshme, ndërsa tashmë kanë nisur spekulimet për të ardhmen e trajnerit spanjoll.

“Në Itali tashmë kanë nisur thashethemet se trajneri dhe shumë lojtarë do të largohen nga klubi (City). E gjithë bota e futbollit shpreson të vjedhë diçka nga Manchesteri”.

“Në verën e kaluar pati shumë fjalë se ai (Guardiola) po vinte te Juventusi dhe kjo akoma po ndodh. Secili klub në botë do ta dëshironte atë si trajner dhe unë kam shumë dëshirë ta shoh Pepin në Itali”.

“Ai ka fituar në Spanjë, në Gjermani dhe në Angli. Nëse e ndjek rrugën, mendoj se është fati i tij i përcaktuar që të shkojë te Juve”, ka thënë Del Piero në ceremoninë ‘Laureus Sports Awards’ në Berlin.

Artikulli paraprakHistoria e 12-vjeçares në Kosovë me emrin Pavarësi
Artikulli tjetërGrabitja e Argjendarisë, ja si shitësja i rrëmben pistoletën grabitësit (Video)