Delegacionet e SHBA dhe Rusisë ballë për ballë në tryezën e bisedimeve për paqe në Ukrainë! Kush janë zyrtarët që përfaqësojnë dy palët

SHBA dhe Rusia po zhvillojnë sot bisedime në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë.

 

Ky është takimi i parë që zhvillohet mes delegacioneve që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, tre vite më parë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Por në takimin që po mbahet në Arabinë Saudite nuk janë përfshirë as Ukraina dhe as Evropa.

Nga kush përfaqësohen dy delegacionet?

Pala amerikane përbëhet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Lindje të Mesme, Steve Wikoff.

OOOOOO

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yury Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, përfaqësojnë Rusinë.

Pala amerikane ka thënë se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Pala ruse, në anën tjetër, ka thënë se prioritet do të ketë normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në.

Takimi i 18 shkurtit në Riad zhvillohet pas intensifikimit të përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë, ndonëse taktikat kanë tronditur qarqet diplomatike në Kiev dhe Evropë, meqë ka paqartësi për llojin e marrëveshjes që mund të arrihet në të ardhmen, me qëllim të dhënies fund të luftës.

Exit mobile version