Dëllenja është bimë shumë shëruese e cila rritet në zonat shkëmbore dhe karstike, nga zonat bregdetare e deri tek ato malore. Ua shpalosim veçoritë shëruese të kësaj bime të mrekullueshme.
Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruta, por, megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme, në varësi nga zona.
Frutat mund edhe të thahen, dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit.
Veçoritë shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri ka edhe prej jush që ndonjëherë ju ka rastisur të keni përjetuar që dikush u ka ofruar raki të dëllinjës me arsyetimin që është “ilaç për shpirt”, dhe nuk ka qenë larg nga e vërteta.
Frutat e saj më së shumti përdoren te problemet me stomak dhe problemet me kanalet urinare dhe shihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë.
Mund të përdoret edhe si mjet dezinfektues për plagët, ndërsa ndihmon edhe kollitjen, për çka më së shumti ndihmojnë vajrat eterike nga kokrrat e dëllinjës, të cilat mund të përdoren edhe për masazh tek dhimbjet reumatike.