Dembele nuk do të shkojë te Barça

Ousmane Dembele do të mbetet thjesht një ëndërr vere për Barcelonën. Sulmuesi i talentuar francez ishte një pritoritet për klubin katalanas në merkato, por Borussia e Dortmundit i ka mbyllur dyert një transferimi të mundshëm të talentit verdhezi te Barça. Drejtori sportiv i klubit nga “Signal Iduna Park”, Michael Zorc në një intervistë, ka lënë të kuptohet se Dembele ka një kontratë afatgjatë me Dortmundin dhe dëshira e drejtuesve është që ai të qëndrojë në Gjermani, duke shtuar se verdhezinjtë nuk janë në bisedime me asnjë skuadër tjetër për shitjen e yllit të ri francez.
Ylli i Barcelonës, Neymar, shpreson se mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, do t’i bashkohet Barcelonës. Raportohet se Verratti ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe mbetet gjithçka të kompletohet mes klubeve. Por, numri një i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, është duke insistuar se italiani nuk është në shtije.
“Verratti? Do të doja shumë që ta shoh në Barcelonë. Ai është lojtar i shkëlqyer me teknikë të jashtëzakonshme”, tha Neymar për “Sport”. “Ai është lojtari i duhur për Barcelonën. Nëse arrihet marrëveshja, jam i sigurt se i gjithë ekipi do ta mirëpresë, pasi është lojtar i shkëlqyer”, shtoi Neymar.
Andre Gomes nuk do të largohet nga Barcelona. Në ditët e fundit ishte folur shumë për një lamtumirë të mesfushorit portugez nga skuadra blaugrana pasi për kartonin e Andre Gomes, Manchester United ofroi deri në 35 milionë euro, por për drejtuesit Gomes është i pashitshëm edhe për vetë faktin se presin shumë nga luzitani në sezonin e tij të dytë në “Camp Nou”.

Artikulli paraprakBombë nga Spanja
Artikulli tjetërBanega pranë rikthimit te Sevilla