Barcelona dhe Real Madridi janë duke kaluar nëpër një periudhë tranzicioni, pasi që katalonasit janë duke u përgatitur për jetën pasi të pensionohet Lionel Messi dhe “Los Blancos” po tentojnë ta kalojnë krizën pas humbjes së Cristiano Ronaldos.
Dy të rinj, nga të dyja klubet, e përfaqësojnë këtë ndryshim. Ousmane Dembele dhe Vinicius, me shpejtësinë dhe teknikën e tyre, mund ta definojnë “El Clasicon” e vjetëve të ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Fillimet e karrierës së tyre në këto dy klube nuk kishin qenë aspak të lehta.
Francezi e shpenzoi pothuajse të gjithë pjesën e sezonit të tij të parë me Barcelonën jashtë fushës, për shkak të një lëndimi. Ndërsa, pjesa e parë e këtij sezoni të tij u definua nga incidentet për shkak të mosdisiplinës.
Megjithatë, tani Dembele është bëri njëri ndër yjet e skuadrës së Barcelonës, duke luajtur në krahun e djathtë dhe duke e fituar garën kundër Philippe Coutinhos për një vend në formacionin e parë.
Në anën tjetër, braziliani u transferua gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar dhe ai u la të luante me ekipin e të rinjve të Real Madridit, Castillan, para se të shpërthente për ekipin e parë me Santiago Solarin.
Dembele është ende vetëm 21-vjeçar dhe Viniciusi është 18-vjeçar. Për këtë arsye, tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit janë duke menduar se çfarë do të bëjnë këta dy lojtarë kur ta arrijnë kulmin e karrierës së tyre.
Megjithatë, katalonasit dhe madrilenët kanë nevojë për këta dy futbollistë tani, pasi që në agjendën e ndeshjeve radhitën dy “El Clasico” të njëpasnjëshme.