Demokracia i përket çdo shqiptari…

Elona Caslli

Demokracia nuk i përket Opozitës

Në cilësinë e një individi që jeton në këtë qytet, që është dëshmitare e çdo gjymtimi që ky i fundit ka pësuar për shkak të një Kryebashkiaku të pashembullt, iu bashkova me vullnet të plotë nismës “Edhe unë “, e cila jo vetëm dënon Kryebashkiakun, por ndërkohë parandalon edhe instalimin e Diktaturës në vend.

Në këtë pikë tragjike ku gjendet vendi, m’u duk krejt e arsyeshme të mbaja një qëndrim.

Thonë se ka një kohë për të vëzhguar sikundër ka edhe një kohë për të vepruar. Shndërrimi i vëzhgimit në veprim përbën atë që quhet
qëndrim qytetar.

Demokracia nuk i përket Opozitës. Demokracia i përket çdo shqiptari.

Çdo orvatje për ta ngjyrosur qëndrimin qytetar me ngjyrim partiak, nuk bën gjë tjetër veçse krijon një alibi ranore për ata individë asnjanës që nuk duan të mbajnë një qëndrim, në këtë çast thelbësor për vendin.

Post Scriptum- Nuk duhet medoemos t’i përkasësh Opozitës për të mbajtur një qëndrim, sikundër nuk duhet domosdoshmërisht që mungesa e qëndrimi tënd, të të japë të drejtën të etiketosh qëndrim partiak, atë që në të vërtetë është thjesht një qëndrim qytetar.

Exit mobile version