Demokratë, mos bini viktima!

Për një vit rrresht Partia Demokratike u sulmua me një sulm total dhe të kordinuar midis politikanëve të korruptuar, medias së shitur dhe të blerë, analistëve të kapur e të nënshtruar nën këmbët e sundimtarëve të tranzicionit.

Të gjithë këta bashkarisht, të lidhur me fijet e korrupsionit dhe me qëllim ruajtjen e statusquose, ju thonin shqiptarëve se caktimi i kandidatëve nga Partia Demokratike është shërbim ndaj Edi Ramës. Pyetja që shtrohet sot është kjo: Po tani që Partia Demokratike nuk caktoi kandidatë në shumicën e bashkive, akuzuesit e djeshëm, a do t’i kërkojnë falje Partisë Demokratike për akuza të padrejtë?

Moscaktimi i kandidatëve ka vlerë vetëm për tju rrëzuar përrallën akuzatorëve anti-PD, nuk ka ndonjë vlerë tjetër të posaçme. Përrallën e akuzës nuk mundet ta mbajë në këmbë pohimi se Partia Demokratike nuki pati kandidatë, sepse sikurse u pa, kandidatët ishin dhe u tërhoqën.

Opozitarët, sidomos anëtarët dhe simpatizanët e Partisë Demokratike duhet të kthjellohen e të ndërgjegjësohen, duhet të mos bien viktima të propagandës së emisioneve të darkës të cila janë kthyer në mejhane ku shpifet dhe keqinformohet për hesap të sundimtarëve të tranzicionit.

Partia Demokratike ka lindur si parti e reformimit dhe e çlirimit të Shqipërisë nga diktatura dhe izolimi komunist, kjo është zanafilla dhe ADN e saj. Ajo duhet të mbetet reformatore, duhet të jetë parti avangarde, duhet të jetë parti e cila transmeton emancipim politik e shoqëror. Partia Demokratike nuk mund të katandiset në imitim të radikalëve të Byrosë Politike të vitit 1989 të cilët bënin thirrje për t’i shpallur luftë të gjithë botës, vetëm e vetëm për të ruajtur të paprekur regjimin diktatorial Hoxha-Alia.

Për të bërë të mundur reformimin dhe transformimin e PD në parti avangarde është i nevojshëm ndërgjegjësimi i demokratëve, është domosdoshmëri që demokratët të mos bien viktima të shpifjeve dhe keqinformimit.

Artikulli paraprakZyrtari i lartë i ShBA Gabriel Escobar, takim në selinë PD
Artikulli tjetërDashnor Sula: Përgjigja se përse mazhoranca zëvendësoi qytetarët me pemë dje në fushatë