Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, kanë zyrtarizuar grupin e parë të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Këshilli Kombëtar i këtij grupimi ka miratuar dje një listë të gjerë emrash, të cilët do të garojnë me lista të hapura, duke i dhënë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Basha e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt një politike ndryshe, të bazuar në integritet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj interesit publik. Ai ka theksuar se kjo garë është një mundësi për të ndëshkuar me votë kastën politike të tranzicionit, duke i dhënë fund një epoke korrupsioni dhe keqqeverisjeje.
“Politika duhet të jetë shërbim ndaj qytetarëve, jo vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë detyruar rininë të largohet,” – deklaroi Basha.
Në listën e parë të miratuar nga Këshilli Kombëtar përfshihen emra si shkrimtari Rudi Erebara, mjeku i njohur Neli Demi, ish-drejtuesi i lartë i policisë së shteti, Shemsi Prençi etj.
Mes emrave të listës spikasin edhe deputetet aktuale Orjola Pampuri dhe Merita Bakiu, ashtu sikurse emra të tjerë, si Endri Hasa, Mirela Karabina dhe Taulanda Jupi.
Demokratët Euroatlantikë janë tashmë forca e parë që ka konfirmuar emrat në garën elektorale, duke sinjalizuar një fushatë intensive në terren.
Zgjedhjet e 11 majit priten me interes të lartë, ndërsa beteja politike mes forcave kryesore po intensifikohet. Demokratët Euroatlantikë kanë vendosur të përqendrohen në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, duke promovuar një vizion të ri për të ardhmen e vendit.
Lista e shpallur prej Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatlantikë:
Abaz Tafaj
Albert Kojku
Aleksandër Jushi
Altin Canga
Andi Prifti
Anton Koka
Arben Gjura
Armend Gjana
Artan Murati
Azgan Haklaj
Besnik Babasi
Blerim Kuqja
Bujar Hoxha
Bujar Vreto
Burhan Misiraj
Diana Toma
Edmond Isaku
Elvis Pisku
Emin Cani
Endri Hasa
Eugert Cjapi
Fatmir Gjoci
Franc Shkembi
Gazmend Koduzi
Gëzim Ademaj
Gjergji Nika
Hysen Xhura
Ibrahim Bruka
Jon Myshketa
Laureta Alidinaj
Lulzim Basha
Marcel Hila
Marinela Ziu
Merita Bakiu
Migena Kapllani
Mirela Karabina
Mirjan Kaloshi
Myzafer Elezi
Naim Hasani
Naim Metaj
Neli Demi
Orjola Pampuri
Pëllumb Seferi
Prel Deda
Rajmond Dervishi
Rajna Tullumani
Rudi Erebara
Sajmir Lika
Sami Osmani
Shemsi Premçi
Shpëtim Agolli
Taulanda Jupi
Uran Abazi
Xhevdet Amuli
Xhulieta Kërtusha