Demokratët marshim me makina e flamujt e PD në rrugët e Tiranës

Ka nisur festa e mbështetësve të Partisë Demokratike në Tiranë. Teksa na ndajnë veç dy orë nga çelja e fushatës, mbështetës të PD kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.
Sipas “BalkanWeb” i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbushet me makina, që kane nisur të vijnë. Kjo mësohet se do të jetë një nga surprizat e PD.

Artikulli paraprakInstituti “IFIMES”: Vetëm me Lulzim Bashën kryeministër mund të futet Shqipëria në BE
Artikulli tjetër“Jam i pandalshëm…” kush është himni i fushatës së PD