Iku partia, na thanë, mbaroi e u shkatërrua.
Ska më PD sepse tani që ka ikur Berisha me fansat e tij, mbaroi gjithçka. Ka mbetur vetëm brava, çelësi e vula, komodina e dollapi – na dhanë lloj-lloj paralajmërimesh për kataklizëm.
Ja në Durrës doli figurë e re, Luan Hoti. Në Shkodër Xhemal Bushati. Në Dibër Luan Haka. Në Lushnje dy figura të reja, Sefa e Korreshi. E sa e sa të tjerë djem e vajza do të dalin? Shumë.
Nuk shuhet PD-ja se ikin një skalion apo një klan. Ka skalione e skalione demokratësh.
Sepse siç e shkruajta dje, PD-ja nuk është shpikje personale e Sali Berishës, nuk është ndonjë telefon që e ka shpikur dhe ka patentën për shpikjen.
PD-ja është krijim dhe investim i qindra e mijëra njerëzve të cilët kanë kontribuar deri sot dhe e quajnë parti të tyren. Nuk rrinë as për Berishën, as për Bashën as për atë që do të vijë pas tyre.
Nuk është PD-ja LSI.
Më shumë kanë humbur ata që janë larguar për të mbrojtur krenarinë e Berishës apo inatin e tyre, sesa PD-ja si parti. Sepse partia do të pasurohet fuqishëm me flukse të tjera.
Nuk mbarojnë demokratët. Sikurse e majta edhe e djathta ka valencën e saj në ketë Shqipëri.