Andres Iniesta mund t’i mungojë për shumë muaj Barcelonës, pasi mendohet se ka dëmtuar ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes së sotme kundër Valencias. Mesfushori i katalanasve dhe përfaqësueses spanjolle u dëmtua pas një ndërhyrjeje të rëndë të Enzo Perez, që në fillimin e ndeshjes, ndërsa ndrydhi gjurin në mënyrë të keqe. Ai i sinjalizoi menjëherë pankinës që ishte diçka serioze dhe kjo dukej qartë më pas, kur doli nga fusha e lojës në lot, duke i lënë vendin Rakitiç.
Mendohet se, futbollisti ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë pas kësaj ndërhyrjeje, e cila për çudinë e të gjithëve nuk u ndëshkua as me karton të verdhë nga gjyqtari Undiano Majenko.
Barcelona fitoi dje ndaj Velancias në kohën shtesë 2-3 me një penallti të ekzkeutuar nga Mesi. Të dy ekipet dhuruan spektakël në fushën e lojës, por në fund triumfoi Barcelona falë magjisë së Mesit, i cili fillimisht shënoi me penallti dhe në fund me një 11 metërsh, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.