Lajm i keq për Bayern. Kampionët e Gjermanisë nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Matthijs de Ligt, të paktën për momentin. Bavarezët kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruajnë se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim.
“Matthijs de Ligt ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë stërvitjes në Faro të Portugalisë. Diagnoza u konfirmua nga departamenti mjekësor i FC Bayern pas një skanimi MRI.Në këto kushte, mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të stërvitet për momentin” – Shkruan Bayern.
Holandezi është aktivizuar në 9 ndeshje këtë kampionat nga trajneri Tuchel. De Ligt po luan sezonin e dytë te Bayern.