Dënimi i Berishës i hap rrugë rënies së Sulltanit të Surrelit

Nga Sokol Pepushaj

Dënimi me burg i Sali Berishës, është kërcënimi më i fortë i Amerikës kundër Mafies Ballkanike që do rrëshqasë në fund të greminës muzeale…

Amerika na ka ofruar gjithmonë sfida të bukura.

E fundit, është akuza për korrupsion kundër Sali Berishës.

Në fakt, nuk kishte nevojë ta investonte kaq gjatë Amerika, pasi çdo shqiptar i ndershëm e di se Sali Berisha ka në begraundin e tij sundues akuza për krime antinjerëzore, për vrasje masive në vitin 1997, për thyerje të embargos së naftës për ushtrinë serbe në luftën shfarosëse të myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës, për pasuri të frikshme dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

Ne prisnim të ndodhte kështu, pasi 4 Klanet Mafioze nuk është e lehtë të bien.

Se të gjithë e dimë, apo jo, se cilët janë kjo katërshe.

Dy djathtas e dy majtas dhe normal secili fshatar nuk gabon as në renditje, jo më në identitet.

Këta dy kapot që juridikisht nuk kanë pushtet po shkojnë para drejtësisë, as se do Qeveria, as se do SPAK-u, por se Amerika po kthehet në krahun tjetër, po rri sy hapur dhe duket se do të pastrojë “morrat” që ka ngjitur Mafia në “trupin” e vet.

Ky kostum politik që ndërron vetëm ngjyrë kur “qepet” në makinën e FBI-së dhe ekonomisë amerikane nga Charles McGonigal dhe ca të tjerë lart e më lart, për të qënë një trup i vetëm si në sulm, ashtu edhe në tërheqje, bie sot në sy si dielli mes breshërit.

Pra, akuzat që e dënojnë pa tjetër me burg Sali Berishën, e normalisht e nxjerrin jashtë fushës së lojës politike, rrëzojnë perandorinë e Sulltanit të Surrelit.

Dënimi me burg i Sali Berishës, është kërcënimi më i fortë i Amerikës kundër Mafies Ballkanike që do rrëshqasë në fund të greminës muzeale.

Mafia pra, është në rënie.

E në kohë të tilla, kur kasta e korrupsionit shkrihet si kasatë në kënetë.

Të parët që injorohen përmes sulmeve të përgjumura , janë njerëzit e fjalës së lirë, kapacitetet e shoqërive me ndikim publik.

Këta duhet të heshtin për rënien e dollarit dhe gjithë valutave të huaja, për tronditjen e themeleve të shtetit, ku pronat grabiten dhe patronazhistët bëhen bajraktarë të zonës së vet, për domatet që nuk piqen pa qeshur Frida Krifca apo për peshkun që nuk shkon në tigan pa kënduar këngë për partinë Gjergj Luca.

Prandaj mendojmë sot se nëpër podiumet e besimit, ku ende çapitemi ne, por edhe bordurave e bilardove të patronazhistëve ku vrapon mafia, dënimi me burg i Sali Berishës, më shumë se meritë e drejtësisë sonë, mbase është “dhuratë” e Amerikës.

Ajo që e dimë saktë është, se Sali Berisha i merr me vete edhe 3 kapot e tjerë.

Exit mobile version