Denis Ballazhi, boksieri kuqezi që premton trofe. Kush është “ushtari ilirian”

Sportistët shqiptarë vijojnë të mbajnë lart flamurin kuqezi në Evropë, e njëri prej tyre është Denis Ballazhi. Në një disiplinë të vështirë si boksi, 26-vjeçari nga Mati po shkëlqen në Britaninë e Madhe, si profesionist. Pas shumë viteve duke u trajnuar nga kampionët e këtij sporti, “ushtari ilirian”, siç e ka dhe pseudonimin, synon të lërë gjurmë, njëkohësisht të ngrejë lart flamurin kuqezi.

Denisi ka zhvilluar 2 ndeshje në ligën profesioniste, kjo për faktin e vonesës së licencës nga ana e federatës së boksit në Angli. Ushtari ilirian premton se do të rrëmbejë trofe në përballjet e ardhshme, ndërsa sfida e radhës është ajo e 2 dhjetorit që mbahet në York Hall Arena. 26-vjeçari është nën menaxhimin e Steve Goodwin, i cili është dhe një ndër promovuesit më të mëdhenj të boksit në Mbretërinë e Bashkuar.

Denis Ballazhi gëzon një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale të cilët e janë një përkrahje e madhe në karrierën e 26-vjeçarit, që në periudhën kur përfaqësonte Londrën në kampionatet amatore.

Artikulli paraprakRama i caktoi Arben Ahmetajt 1.1 miliard euro për rindërtimin nga Tërmeti! Pas 4 viteve në arrati
Artikulli tjetërVOA: Shqipëri, shqetësim për tjetërsim të zonave të mbrojtura