Denoncimet e maturantëve: Sistemi i dështuar, Nikolla të japë dorëheqjen!

(Disa nga denoncimet e maturantëve në profilin e ish kryeministrit Berisha)
– Zoti Berisha ju lutem pyete pak ministren pse u shumëzuan me zero 4 lëndë që nuk i kemi bërë fare, dhe këto janë kritere që i kërkon çdo fakultet i Shkencave Shoqërore.
– Jeni i vetmi politikan që ngre zërin ndaj padrejtësive ndaj po drejtohem tek ju. Jam një maturante si shumë të tjerë që iu prenë ëndërrat për të vazhduar studimet e larta. Kjo falë sistemit të dështuar. Nuk e di me ça fytyre dalin në Parlament dhe flasin për arritje ku vetëm na kanë sjellur probleme dhe vetëm probleme. Më lejoni që tiu them që jeni një tufë parazitësh që jeni vendosur për të drejtuar vendin e në fakt po mbushni xhepat në mënyrat më të ulëta. Mallkuar qofsh Lindita që luajte një lojë aq të ndyrë me gjithë maturantët. Jeni e lumtur që na bëre të derdhim lot, që na shkatërrove ëndërrat, që quajtëm veten “të dështuar”? Në fakt dështimi i vetëm jeni ju dhe qeveria juaj. Punuam fort që në këtë ditë emri ynë të lexohej në listën e fituesve, që të ndiheshim krenar për veten e prindërit për ne. Ju na shkatërruat të ardhmen. Zonjë e dashur ka një Zot që do të të gjykojë për lotët tanë. Uroj që kjo të ndodhë sa më shpejt.
– Unë jam prindi i një matuarnteje e cila në datën 5 shtator njohu për herë të parë dështimin. Gjithë jetën e saj ka dashur të bëhet mësuese dhe për këtë qëllim ka derdhur mund e djersë pa fund madje aq shumë është përpjekur saqë miqtë e saj filluan të talleshin, sepse kalonte gjithë kohën mbi libra dhe u shkëput fare nga gëzimet e moshës sidomos vitin e tretë. Nuk u ndal as kur “teta Lindita” siç ajo ka filluar ta quajë tani u vendosi TOEFL-in e famshëm dhe mësoi brenda një jave atë që duhej ta kishte mësuar në tre vite të gjimnazit. Tani çuditem se si ka mundësi që një nxënësi me mesatare 9.1 nuk mundi të fitonte as atë anglishten që deri vjet e merrnin edhe nxënësit me notën 7. Si mund të ndodhë kjo. Kam tre ditë që po shikoj fëmijën tim të tretët mes lotëve dhe dëshpërimit dhe unë jam e pafuqishme ta ndihmoj. Shpresoj që zonja ministre të heqë dorë nga ky eksperiment, sepse fëmija im nuk është kavje ku ajo të eksperimentojë çtë dojë. Nuk dua ta mallkoj, sepse nuk ja vlen vetëm i lutem Zotit që t’i kthejë në realitet ëndrrat e saj për të ardhmen dhe mallkimet për zonjën ministre.
– Zoti Sali Bersha, ju lutem mos lejoni të tallen më me ne! Unë jam një nxënëse me mesatare 9.7 dhe nuk kam fituar asnjë degë. Ata po luajnë me të ardhmen tonë, shkatërruan ëndrrat tona që i kishim thurur prej vitesh. Ju lutem në emër të bashkëmoshatarëve të mi na ndihmoni!
– Po ju shkruaj si të isha nxënësja juaj, kam mbaruar shkollën me mesatare 9,8 edhe nuk arrita që të kap asnjë degë në shtet madje as edukimin fizik që ka kuotën më të ulët të pikëve, e theksoj se nuk jam maturante 10.00 absolute po me aq pikë kredite të marrura do të kapja me siguri edhe mjekësinë! Mirëpo kjo zonja Lindita edhe ky kryeministri i Shqipërisë kanë flakur tutje ëndrrat tona për një të ardhme të arsimuar, arsimi në Shqipëri ta shpif, sepse ka degraduar në të gjitha sferat e tij, ne nuk mund të ankohemi as tek zyra e shkollës përkatëse që kemi kryer gjimnazin, sepse ta mbyllin derën në surrat pa pikë mëshire për maturantët e rinj, po harron Edi se ka mbi 40.000 mijë votues të rinj që pret t’i japin votën në zgjedhjet e ardhshme, por ta shohin me dylbi votën! Ata shkatërruan të ardhmen tonë, ëndrrat tona, edhe një brez të tërë shoqëror, është kot që të ankohemi, sepse t’i sje më në pushtet, sepse pushtetin e kanë marrë disa të pamoralshëm si puna e këtyre, mua më rrofshin çertifikata e ASAT, TOEFL, e fletë lavdërimet se paskën qenë për t’u mbajtur suvenir …gjithçka mbaroi, gjithçka humbi… Me shpresën se mund të ngrini zërin tuaj kundrejt këtyre njerëzve edhe unë si çdo maturante gjeta mbështetje t’ju shkruaja edhe në qoftë se ka qoftë edhe një rreze të vogël shprese.
– Përshëndetje i Nderuar Sali Berisha! Unë jam një nxënëse nga Tropoja, por që gjimnazin e vazhdova në Durrës, normalisht ishin disa vështirësi në fillim, por me punë dhe mund arritët çdo gjë! Dhe unë ja dola mbarova gjimnazin me një mesatare 9.1 dhe gruplëndët sipër notës 9! Aplikova në 10 degët që i meritoja plotësisht degë mesatare jo të tilla si mjekësia, degë që vitet e tjera janë arritur dhe me mesatare 8, por që unë i kisha me qef! Isha shumë e sigurt që njëra nga ato të 10 mund të më dilte, sepse plotësoja çdo kriter por kjo data 5 shtator u kthye në një ndër ditët më të këqija të jetës time … 12 vite ikën dëm çdo natë pa gjumë, duke mësuar shpesh na zinte mëngjesi me libra në dorë e në fund çfarë? Asgjë… Dua të them që unë nuk do ndalem deri sa të marrë atë çfarë meritoj, sepse është e drejta ime dhe do të luftoj për të. Edhe pse jam mjaft e shqetësuar, sepse Arsimi Ynë ka Dështuarrrr!!!!

Exit mobile version