Prof.Dr Gazmend Koduzi ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, lidhur me shpërblimet e mjekëve dhe infermirëve, shumë rreth 5 mln euro, e cila ia është kaluar Vilma Nushit.
“Në fillim mjekëve dhe infermierëve ju hoqën shpërblimin që merrnin dy herë në vit, qershor dhe Dhjetor, një shumë prej 5 milion Euro”.
Lekët për këtë shpërblim të pamarrë nga mjekët dhe infermierët ja dhanë Vilma Nushit për koncesionin e check-up. 6 milion Euro pagesa direkte dhe 5 milion Euro kosto të fshehura (puna e mjekëve, infermierëve, qeraja ambjenteve, uji, dritat), 11 milion Euro në total”, shkruan Koduzi në rrjet.
Sipas tij, tashmë kërkohet që edhe fondet e qendrës shëndetësore që merren nga Fondi Sigurimeve Shëndetësore t’ja japin për përdorim Operatorit Shëndetësor, një shtojcë e Ministrisë së Shëndetësisë e krijuar për centralizimin e institucioneve shëndetësore, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare.
“Kjo kërkesë do të thotë që “Operatori do dalë të bëj blerje me lekët e qendrës shëndetësore”, cfarë është në kundërshtim me kontratën e financimit që qendra shëndetësore ka me Fondin e sigurimeve Shëndetësore.
Sipas kësaj kontrate, vetëm qendra shëndetësore është përgjegjëse dhe jep llogari për prokurimin e shërbimeve dhe përdorimin e fondeve.
Operatori përvec se është një shtojcë në sistemin shëndetësor, mbushur me aktivistë politikë rilindas dhe injorantë në fushën e shëndetësisë, por tashmë do të marrë në dorë fondet e qendrave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve”, shkruan Koduzi.
Denoncimi nga Gazmend Koduzi
E keqja nuk paska fund!
Ne fillim mjekëve dhe infermierëve ju hoqën shpërblimin që merrnin dy herë në vit, qershor dhe Dhjetor, një shumë prej 5 milion Euro.
Lekët për këtë shpërblim të pamarrë nga mjekët dhe infermierët ja dhanë Vilma Nushit për koncesionin e check-up. 6 milion Euro pagesa direkte dhe 5 milion Euro kosto të fshehura (puna e mjekëve, infermierëve, qeraja ambjenteve, uji, dritat), 11 milion Euro në total.
I gjobitën mjekët dhe infermierët për mos realizimin e planit të check-up.
I vunë infermierët në rresht për të aplikuar në portalin “infermier për shqipërinë” .
I vunë në rresht mjekët për të aplikuar në portalin “mjekë për shqipqërinë” (megjithëse poi kin në gjermani).
Nuk ju mjaftuan gjithë këto, por tashmë ju kërkojnë që edhe fondet e qendrës shëndetësore që merren nga Fondi Sigurimeve Shëndetësore t’ja japin për përdorim Operatorit Shëndetësor, një shtojcë e Ministrisë së Shëndetësisë e krijuar për centralizimin e institucioneve shëndetësore, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare.
Kjo kërkesë do të thotë që “Operatori do dalë të bëj blerje me lekët e qendrës shëndetësore”, cfarë është në kundërshtim me kontratën e financimit që qendra shëndetësore ka me Fondin e sigurimeve Shëndetësore.
Sipas kësaj kontrate, vetëm qendra shëndetësore është përgjegjëse dhe jep llogari për prokurimin e shërbimeve dhe përdorimin e fondeve.
Operatori përvec se është një shtojcë në sistemin shëndetësor, mbushur me aktivistë politikë rilindas dhe injorantë në fushën e shëndetësisë, por tashmë do të marrë në dorë fondet e qendrave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve.
Për këtë, ju kanë përgatitur edhe shkresat gati, që mos të bëjnë ndonjë gabim “politik” (shikoni foton më poshtë në postim). Ky veprim është njësoj si tufëzimi I lopëve në fillim të viteve 1980, që kryhej me urdhër nga lart dhe dëshirë nga poshtë.
E keqja, makutëria dhe budallallëku i kësaj qeverie nuk paskan fund!