Denoncimi/ Banda e Bajrve në Dobraç disponon blinde dhe mitroloza, policia nuk guxon të shkelë aty

Bandat në Shkodër janë të lidhura direkt me kryeministrin Rama, ndërsa policia e Tiranës ka shkuar në kryeqendrën e Veriut vetëm për teatër. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas marrjes së mesazhve nga dy qytetarë shkodranë.
Njëri prej qytetarëve shkruan se terrori në Shkodër është organizuar nga qeveria, njësoj si terrori i vitit 1997 në Tropojë. Po ashtu ai theksoi se bandat bëjnë ligjin në këtë qytet dhe drejtojnë policinë.
Mes të tjerash qytetari i shkruan Berishës se në Dobraç banda e Bajrve disponon blinde dhe mitroloza dhe askush nuk guxon të shkelë në atë vend.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Policia nga Tirana ne Shkoder per teater!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb
“Pershendetje Dr, ky terror ne Shkoder eshte i organizuar nga qeveria njelloj si terrori i vitit 1997 ne Tropoje. Bandat e Shkodres varen direkt nga Kryeministri Rama urdherojne dhe bejne ligjin ne drejtorine e policise si dhe kane ne postet me te rendesishme te saja njerzit e vet qe prishin çdo prove te vrasjeve seriale prandaj askush nuk arrestohet. Ne Dobraç banda e Bajrve disponon blinde mitroloza dhe te gjitha mjetet tjera nuk guxon kush me shkel aty. Forcat qe erdhen dje nga Tirana vetem sa bane demostrim ne qytet por nuk shkelen, nuk u afruan ne zonat e tete bandave qe sundojne qytetin. Doktorr duhet zgjidhje”.
“Doktorr une qe po tshkruj jam me adres fallco dhe jam nga Shkodra. Ne lidhje me ngjarjet kriminale ne Shkoder si ka mundsi qe vijne 10 furgona policiet ne 10 te nates edhe RENEA e FNSH ne aksion dhe prap se prap nuk ka as arrestime e asgja. I baj thirrje drejtorit te policise Ardi Veliu mos hajde me ardh me hanger darka qyl ne lokalet e Shkodres por jep rezultate se neser masneser e kena rrallen ne te pafajshmit me gjoba, kercnime dhe shantazhe. Reagoni se situata sa asht nxeh ne Shkoder”.

Exit mobile version