Denoncimi i Bashës: Si u shpërbly Drejtori që i dha patentën e anijes 100 tonëshe Tahirit

Të dhëna të reja për patentën e Tahirit janë bërë publike përmes një denoncimi në facebook të Kryetarit të PD, Basha
“Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges”, thotë Basha duke zbuluar denoncimin e një qytetari, i cili tregon detaje për shpërblimin që ka marrë njeriu që e bëri me patent për anijen 100 tonëshe Tahirin. Ai thotë se kjo patent është dhënë në mënyrë të paligjshme.
“Unë që po të shkruaj jam nëpunës i zyrës së patentave detare në Drejtorinë e Pergjithshme Detare në Durrës.
Më duhet të të informoj për procedurën e dhënies së patentës 100 tonëshe të Sajmir Tahirit .
Shefi i zyrës që e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bënte si patentë dhe e ka mbajtur mbi tavolinë të paktën 1 javë.
Dokumentat për bërjen e patentës i ka sjell Paulin Ndreu me detyrë Kapiten i Përgjithshëm dhe nga sot e kanë emëruar Drejtor të Pergjithshëm të Drejtorise Detare, megjithëse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.
Pra Paulin Nreu ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme të kësaj patente.
Kjo patentë është në shkelje me ligjin e detarisë. Pra nuk merret patentë kamioni pa marë patentë makine.
Dhe perveç këtyre shkeljeve flagrante, Ndreu emërohet drejtor pranë Drejtorisë Detare si vëllai i deputetit Pjerin Ndreu.”

 

Artikulli paraprakDako në listën e Zezë të SHBA
Artikulli tjetërSHBA: Grupet e krimit të lidhura me politikën, do hamë kokat e “peshqve të mëdhenj”