Ish-Kryeministri Berisha në një status në Facebook shkruan se në majë të kupolës së trafikut të kokainës qëndron Edi Rama bashkë me të vëllanë, Olsin. Berisha i referohet një lajmi në radio franceze, e cila citon se për 613 kg kokainën kolumbiane të dekuestruar në Durrës dyshohet se bashkepunimi shkon deri ne majat e kupoles shteterore.
“Akuza nderkombetare direkte per Edi dhe Olsi Ramen si klani politik i ngarkes se 613 kg kokaine!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Te dashur miq, radio me e madhe franceze duke folur për trafikun e 613 kg kokaine në portin e Durresit lëshon dyshime të forta direkte për Edi Ramën pasi deklaron se: “Dyshohet se bashkepunimi shkon deri ne majat e kupoles shteterore”.
Në një artikull të Radios më të madhe për dëgjuesit jashtë Francës, Radio Francë Internationale shkruhet: Në zemër të trafikut të drogës. Shqipëria është trampolinë kryesore e trafikut të drogës në Europë. Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore.