Baroni i drogës, Met Kanani i arrestuar dje në Turqi me 1.1 ton drogë ka lidhje me zyrtarë të të lartë të Partisë Socialiste. Denoncimi është bërë nga një qytear, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Baroni i droges “Ujku i Detit” lidhje te ngushta me kupolen me te larte te PS!
Lexoni mesazhi e oficerit dixhital!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Mirembrema Dr jam oficer policie. Baroni i droges Met Kanani i kapur dje ne Turqi eshte nje nder eksponetet e trafikut te droges me te fuqishem te jugut, me origjin nga Patosi me lidhje shume te forta politike me kupolen me te larte te Partise Socialite ministra dhe qeveritar te majte vendor Ai esht bizesmen dhe sponsorizus i rendesishem ityre prej vitesh . Ky person ka qe nga viti 2015 qe i ishte vene nofka nga autoritetet nderkombetare “ujku i detir” dhe ka trfikuar me nje super skaf ne Turqi, Greqi dhe Itali lende narkotike canabis stativa dhe heroine dhe arme.Ka burime te forta qe ky klan ka punuar me Klement Balilin dhe Habilajt e Tahirit.Eshte ne kerkim nderkombetar ne disa shtete te BE”, shkruan qytetari.
Sasi prej 1 ton e 100 kg drogë e llojit kanabis usekuestrua dje nga policia metropolitane e Stambollit, duke çuar në pranga 11 shqiptarë. Mediat turke bënin me dije se droga i përket të ashtuquajturit grupi “Met shqiptar”, nofkë kjo e marrë nga baroni ndërkombëtar i drogës Meta Kanan.
Media turke “Haberturk” e ka cilësuar Met Kananin “Escobar-i shqiptar” për sasitë e mëdha të drogës të lëvizura si dhe për për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë.
Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari u kap sot gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.
Media turke “Hurryiet” shkruan se pas hetimit 6-mujorë policia arriti në përfundimin se droga mbërrinte në Turqi nga Shqipëria nëpërmjet Met Kananit.
Sipas informacioneve të policisë turke, kjo sasi e madhe droge do të transportohej në kryeqytet, Stamboll, e nga ku më pas do të shitej.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Met Kanani vihet në shënjestrën e autoriteteve të huaja. Mësohet se “Escobarit shqiptar” i është vënë nga pas më 29 nëntor të vitit të kaluar policia greke, por pa mundur ta kapë.