Denoncimi/ “Çuni i vëllait i zhdukur prej 5 ditësh, mund ta kenë vrarë, policia nuk reagon”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qyetari, i cili denoncon humbjen e një personi që rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Qytetari shkruan se, Policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte bere denoncimi ne komisarjatin e Laçit edhe nuk reagojne as Laçi as Kruja.
Postimi i plotë i Berishës
Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin!
Lexoni mesazhin e familjarit dixhital. sb
“Zoti Berisha jam nje qytetar nga Laçi me emrin Asllan Hysa. Kam nje problem te jashtzakonshem. Me dat 5 ora 9:30 ka humbur kontaktet çuni i vllajt me emer Keisi Elion Hysa ne zonen e Nikles Fushe-Kruje dyshoj qe edhe mund te jete vrare. Policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte bere denoncimi ne komisarjatin e Laçit edhe nuk reagojne as Laçi as Kruja. Ju lutem me ndimoni se s’po gjejme zgjidhie. Faleminderit”.

policia fnsh

Exit mobile version