Denoncimi i avokatit të njohur/ Besart Logu: Ditën që Rithemelimi shkaktoi kaosin në Parlament, një ndër deputetët e tij mori tenderin nga qeveria e Edi Ramës

“140 milion lekë me përmbys karrigen e opozitës.” – kështu shkruan në profilin e tij në rrjetin social facebook avokati i njohur Besart Logu.

Sipas tij, një ditë përpara shkaktimit të kaosit në Parlament, një ndër deputetët protagonistë të Rithemelimit ka fituar një tender me vlerë 13.9 milionë lekë të reja.

Ju kujtohet kjo protesta e fuqishme që për pak e rrëzoi Ramën?! Është mbajtur më datë 19 tetor të këtij viti. Çuditërisht dhe fare rastësisht, një ditë para (me 18 tetor) kompania e njërit prej deputetëve protestues shpallet fitues i një tenderi me vlerë 13.9 milion leke të reja! Gjëra të vogla, 140 milion lekë me përmbys karrigen e opozitës!” – shkruan Logu.

Më tej ai thotë se gjithçka që bëhet është pjesë e një show dhe Edi Ramës i intereson një opozitë e tillë për t’u paraqitur në opinion si e keqja më e vogël.

Më poshtë postimi i plotë i avokatit Besart Logu:

“Ju kujtohet kjo protesta e fuqishme që për pak e rrëzoi Ramën?! Është mbajtur më datë 19 tetor të këtij viti. Çuditërisht dhe fare rastësisht, një ditë para (me 18 tetor) kompania e njërit prej deputetëve protestues shpallet fitues i një tenderi me vlerë 13.9 milion leke të reja! Gjëra të vogla, 140 milion lekë me përmbys karrigen e opozitës!

E kuptoni tani se gjithçka që bëjnë është show! Edi Ramës i intereson një opozitë e tillë që ai të duket në opinion si e keqja më e vogël. Ata janë bashkë dhe po ndajnë pushtet pa asnjë dallim se kush i ka zgjedhur dhe çfarë përfaqësojnë në Parlament.

Aktet radikale që po bllokojnë jetën parlamentare, aq sa votohet buxheti për 4 minuta, është tradhëtia e rradhës, më e rënda, që i bëhet demokratëve. Ata janë votuar për t’i bërë oponencë qeverisë dhe jo për tu pasuruar vetë, aq më keq të bëhen palë me PS duke i mundësuar Ramës miratimin e ligjeve pa asnjë kundërshti.

Petët e lakrorit po hapen! Do të hapen edhe më shumë ditët në vijim. Shqiptarët duhet të qartësohen se Berisha-Meta-Rama janë treshja oligarkike që i gjenë bashkë kudo, si në politikë ashtu dhe në biznes, media apo në botën e krimit.”

Exit mobile version