Denoncimi i Azgan Haklajt: Ja si pushteti po kontrollin votën e diasporës

Fushata zgjedhore po shoqërohet me akuza të forta për manipulim të votës së diasporës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azgan Haklaj ka denoncuar mënyrën se si pushteti po kontrollon këtë proces të ndjeshëm, duke vënë në dyshim lirinë dhe fshehtësinë e votës.

Postimi:

Denoncimi!
Pushteti kontrollon votën e diasporës!
Ku e kemi sigurinë që votuesve të diasporës nuk i kontrollohet vota, apo nuk i ndryshohet.
Votuesit teksa kanë emrin përsipër kanë frikë të votojnë, sepse kanë njerëz të punësuar në shtet në Shqipëri.
Zarfi mund të kishte një bar code zgjedhor, një të unifikuar për të gjitha zarfet e DHL, por kurrsesi emrin e dërguesit sepse kjo votë kontrollohet!
Njerëzve që po u shkon zarfi në familje, shkojnë dhe e plotësojnë fletën e votimit përballë një mbikqyrësi të PS, ose e fotografojnë dhe e dërgojnë tek mbikqyrësi që të bindin PS-në se kanë votuar për të!
Nga ana tjetër, ku e dimë që zarfi i një opozitari do të arrijë në destinacion?
Sepse pushteti di shumë mirë për shembull atyre që nuk votojnë PS, zarfi i tyre edhe mund të zhduket gjatë rrugës.
DHL është një kompani private që në fund të fundit nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për një zarf që mbërrin ose jo.
Vota e diasporës është në kontroll të plotë nga pushteti prandaj diaspora ka një mision historik të sakrifikojë e të vijë e të votojë në Shqipëri!
Zgjedhjet e 11-të majit nuk janë të lira të ndershme dhe të barabarta!

Exit mobile version