Një qytetare i ka shkruar ish-Kryeministrit Sali Berisha, ku denoncon një rast skandaloz, pasi një prej ndërtuesve në zonën e KMY-së, e ka kërcënuar atë me jetë. “Doktor une ndjehem e kercenuar se ai person ka lidhje te thedha me qeveritare e deputete dhe ka leke me miliona sepse fshihet dikush mbas ketij personi”, shkruan qytetarja.
Mesazhi është bërë publik nga ish-kryeministri në Facebook
Një kërcënim mafioz i qytetares së thjeshtë nga mafia e narkoshtetit!
Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale. sb
“Mirmengjesi juaj doktor e me fal per shqetesimin. Mbreme ne darke rreth ores 22 une jam kercenuar me jete nga personi qe ju keni denoncuar ne fcb per ndertimin tek KMY qe po nderton ne ate lulishtes. Arsyeja eshte se kujton se ju kam derguar une fotot per ta bere publoke ju, keshtu qe mbreme e kane pa me sy e degjuar me vesh gjithe lagjia aty ku jetoj une edhe ky personi qe po nderton se si jemi konfliktuar me fyerje e sharje deri sa me ka kercenuar edhe me jeten e familjareve te mi. Kur ne fakt nuk jam une personi qe e ka denoncuar ne fcb nepermjet jush. Doktor une ndjehem e kercenuar se ai person ka lidhje te thedha me qeveritare e deputete dhe ka leke me miliona sepse fshihet dikush mbas ketij personi. Ju vej ne dieni qe po me ndodhi gje mua a po familjes time ta dini se ky personi hakmarres. Ju flm ngelem gjithmon demokrate. e poshte qeveria e krimit me edi drogen”.