Denoncimi i Berishës: Shefi i departamentit, “çuni” problematik i Gjiknurit kontrabandë masive në Doganë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të rëndë pas mesazhit të marrë nga qytetari dixhital, i cili shkruan se, në Doganën Shqiptare po bëhet kontrabandë me urdhër të shefit të departamentit Eldi Hoxha, pjestar i famshëm i çunave problematik të Gjiknurit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kontrabande masive ne dogana!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderumi Doktor Berisha, arsyeja qe po ju shkruaj eshte pasi per here te pare ne historine e Doganes Shqiptare po behet kontrabande me urdher te shefit te Departamentit Eldi Hoxha, pjestare i famshem i cunave problematik te gjiknurit. Cdo jave, sipas organigrames se Drejtorise se pergjithshme te Doganave duhet nje grup i Antikontrabandes ne cdo zone doganore qe duhet te mbulohet 24/7 , por shiko cfare po ndodh keto 2 jave, per here te pare ne histori nuk ka nje grup antikontrabande ne Doganen e Kakavijes, Kapshtices, Durresit, Vlores dhe Morines, doganat me me fluks ne RSH. Eshte dhene konfirmimi nga krye hajduti Ilia Bili qe eshte Drejtor i kesaj drejtorie dhe krye hajdutit Eldi Hoxha qe te kalojne te gjithe kontenieret dhe furgonat kontrabande neper doganat me me risk te Republikes se Shqiperise.

Pra grupet e Antikontrabandes jane lene pushim qe te marin mesazhin subjektet qe mund te kalojne diten per diell dhe naten per hene cfardolloi gjeje kontrabande duke filluar qe nga gomat e perdorura dhe deri tek konternieret kinez dhe gjeja e gjalle. Ju lutem nuk dime ku te drejtohemi per kete problematike , demi qe po i behet shtetit shqiptare eshte i paimagjinueshem pasi keto jave nuk do te kemi asnje lek te derdhur ne buxhetin e shtetit por do te jene te gjitha kontrabande. Anonim ju lutem se keta te pushkatojn. Mund ta verifikoni lehtesisht qe ne keto zona nuk ka asnje grup nga Drejtoria e Antikontrabandes.

Exit mobile version