Denoncimi i Berishës/ Si u rikthye në radhët e policisë i përjashtuari dy herë nga PS, pagoi Safet Gjicin

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili denoncon një ‘aferë’ ku implikohet Safet Gjici.
Berisha shkruan se si një i përjashtuar dy herë nga radhët e policisë gjatë qeverisjes së PS, pagoi Gjicin për t’u rikthyer në detyrë. Ndërkohë, denoncuesi pohon se bëhet fjalë për shtetasin Ylber Duraku, i cili është emëruar sipas tij në drejtorinë e Burgjeve, si oficer me gradë të lartë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ndeshkimet si dekorata per narkoqeverine!
I perjashtuari nga dy qeveri socialiste nga policia, paguan Gjicin dhe rikthehet nga Narkoqeveria!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor.ja cfar po ndodh sot ne drejtorin e burgjeve…..me bekimin e kryehajdutit Safet Gjici ne burgun e kukesit emrohet oficer me grad te larte ..Komisar… Ylber Duraku person i perjashtuar dy here nga radhet e policis se shtetit , perjashtuar me urdher nr.631/4 date 13.12.1999 eshte liruar nga detyra me motivacionin ‘ Per kryerje te shkeljeve te renda ne detyre’dhe rimerret perseri ne polici oficer policie ne vitin 2001.
lirohet perseri nga detyra me urdher te drejtorit te pergjithshem te policis nr.1146/8 date 31.12.2004 me motivacionin’Shkelje Betimie munges korrektesie ne kryerjen e detyres’….
Është emëruar oficer ne drejtorin e burgjeve me 16.07.2018 me detyr e grad te larte. Po rikthehen ne burgje oficeret e perjashtuar nga policia si militante partie per te shkatrruar dhe kete pak streh te mbajtur gjalle me shume mund…….ketij personi me ndermjetsimin e safet gjicit i eshte leshuar Vertetimi i Personalitetit ..Pozitiv dhe strukturat tjera ligjzbatuse nuk funksionoj fare ne kukes sepse jan nen presionin politik te Safet Gjicit dhe shefit te komisarjatit kukes Arben Bashes….e ngre kete problem vetem nga besimi qe kam ke ju ..respekt”.

Artikulli paraprakHaradinaj garanton qytetarët e Kosovës: Ju siguroj se nuk do ketë as ndarje as lëvizje të kufijve
Artikulli tjetërBanda që mbledh vota për Ramën mban nën terror Shkodrën, 5 vrasje dhe dy rrëmbime personash në dy muaj