Kryetari i opozitës, Basha denoncoi sot kreun e qeverisë sit ë përfshirë direkt në operacaione gjigande të pastrimit të parave. “Eshtë i përshirë direkt në afera gjigande të pastrimit të parave me ndërtimet në Tiranë dhe në bregdet si dhe me inceneratorët, koncesionet dhe plani për të grabitur në mënyrë të dhunshme Teatrin Kombëtar”, tha Basha. Ai deklaroi se pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon edhe kapjen e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp mesditën e sotme ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste për lidhje me krimin.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Basha tha se faktet dhe provat tregojnë se Rama erdhi në pushtet me paratë e krimit të organizuar.
Gjithashtu Basha tha se, përgjimet e grupit Avdylaj kanë nxjerrë në dritë fakte tronditëse
“Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës”, tha Basha.
Ndërsa më tej ai theksoi se “në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së. Në Kavajë del qartë se Elvis Roshi ka bërë të njejtën gjë, së bashku me Gent Dajën.
Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrinë në një në personin e Elvis Roshit. Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njejtën gjë, trafikantët e drogës dhe pushteti i tij janë një, Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.’
Sipas Bashës, sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.
“Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. Në 2013, modeli ishte që kriminelët vetë i bëri deputetë.
Burimi i krimit në politikë, i korrupsionit dhe i rritjes së krimit në rrugë është krimi elektoral.
Një pushtet që merret me ndihmëm e kriminelëve do të punojë me kriminelët për kriminelët: Një pushtet që buron nga krimi, do të ekzistojë si pushtet i krimit. Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit”,u shpreh Basha.