Nje denoncim i forte ka ardhur ne drejtim te ish deputetit socialist te kuvendit te Shqiperise, sot kryebashkiaku i ri i Lezhes Pjerin Ndreu. Eshte gazetarja e njohur shkodrane Doriana Metollari qe permes nje statusi ne rrjetin social facebook i rikthehet vitit 1999, plot 20 vite me pare kur ai ishte Drejtor policie.
Asokohe nje vajze u rrembye per tu prostituar, ndersa i vellai ju vra vetem 18 vjec. Çfare beri Pjerin Ndreu dhe perse nuk nderhyri? Shume pyetje ngre Metollari qe i kerkon kryeprokurores Arta Marku te hetoje dhe te mos heshte perballe ketij skandali!
Statusi i plote:
Ne vitin 1999 rrembehet nje vajze 17 vjecare (Shqiperi). Del i vellai te mbroje motren dhe vritet (18 vjec ishte). Vajza torturohet dhe mbahet skllave per kater vite me radhe. Ne vitin 1999 pjerin pusht ndreu ishte shef komisariati dhe mbuloi gjurmet e ngjarjes. A di gje arta marku pse? Kalojne kater vite dhe vajza arratiset.
Shkon e fshihet tek nje familje. Pjerin ndreu ate kohe shef policie, shkon e merr policine e nderhyn, jo ne ndihme te vajze, pse? Di gje prokuroria pse nuk i gjeti kurre rr embyesit e vajzes? Dhe di gje prokuroria pse brenda ne komisariat nje oficer policie humbi jeten, dhe ngjarja u shit si vetevrasje? Kush e vrau dhe pse? Cila ishte lidhja ndermjet pjerin ndreut dhe rrembyesve te vajzes?