Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një banori nga Dukagjini, i cili shkruan se, kullotat në komunën Pult janë kthyer të gjitha në plantacione hashashi.
Sipas denoncimit të bërë, është shumë e vështirë për të gjithë banorët e zonës për të çuar bagëtinë në kullota në mal, pasi ju rrezikohet jeta nga kultivuesit e hashashit.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Kullotat mbillen me hashash!
Nuk ka ku te kullose bagetite sepse tokat jane mbjelle me kanabis elektoral.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje dokror Berisha,ju uroj shendet te plote ty dhe familjes tane,
une qe po ju shkruaj jam nje banor i dukagjinit me origjine nga fshati Plan i komunes Pult, ose me sakte ne fshatin qe eshte qelluar dhe rrezuar helikopteri i shtetit per arsye te mbjelljes masive te hashashit nga njerez qe akoma nuk jane pas hekurave,
jam qoban bagetish dhe nuk guxoj te dal me bageti ne fshatin tim sepse e i kane mbjedhe gjithe tokat me hashash dhe nuk kam ku ti kullos bagetit, me kercenojne familjet e forta qe mjellin hashash nese dal me bageti ne token ku kam lindur un, baba,gjyshi e gjith brezat me rralle, e ndieva te nevojshme ta dergoj ty kete mesazh sepse askun tjeter nuk me pin uje fjala, ju lutem anonim sepse me vrasin.