Adriatik DOSTI
Kujdes vertet se Shqiperia po shnderrohet cdo dite ne nje Ciflig personal e familjar shume te rrezikshem… te aventurierit , arrogantit e diktatorit te ri kryehorrit – kryeminister Edi Rama…
Ai sapo emeroi e delegoi ne postin delikat te Ministrit te Jashtem Gent Caken, bashkejetuesin e vajzes se gruas se tij Lindes…dhe ate qe refuzoi ta dekretonte si te tille Presidenti i Shqiperise …
Pak kohe me pare Ciflik-poseduesi i Shqiperise Rama …emeroi Minister edhe Burrin e sotem te ”gruas” se tij te djeshme Delines, Blendi Cucin.
Po keshtu, Ministrja e re dhe e sapo emeruar e Infrastruktures, mbesa e Beqir Ballukut, Belinda me urdher e porosi te vecante te Rames, sapo shkarkoi Drejtorin e pergjithshem te Autoritetit e rrugeve te Shqiperise dhe ne vend te tij emeroi vajzen e ish Anetarit te Byrose politike te Diktatures se djeshme Llambi Gegprifti, Sonila Qaton..
Po ky Edvin…te birin e kriminelit komunist Mehmet Shehu… Bashkimin e ka emeruar pak kohe me pare si Drejtor te Muzeut te krimeve te diktatures [Shtepise me Gjethe]….cfare cinizmi…
Po ky Edvin prej kohesh e ka si Minister ne kabinetin e tij qeveritar Blendi Klosin…nipin e ish funksionarit te larte te Diktatures
Bilbil Klosit, me detyre Sekretar i Pergjithshem i Kuvendit Popullor te kohes se Enverit e te Haxhi Lleshit.
Nipin e Diktatorit…Ermalin e Laboratorit te Droges se Xibrakes sapo e nxorri nga Burgu, sepse duket se e ka piketuar per diku neser ne qeverine e shtetin e tij bandit.
Nipin e Hysni Kapos, Andin e ka lene ”elektron te lire” dhe i thote qe te beje sikur ta shaje pa pushim ku , si e sa te mundet sepse i duhet ky lloj ”opozitari mediatik” pasi keshtu eshte loja e skenari ne politiken e sotme shqiptare.
Ngjelen te birin e ish Ministrit te djeshem te Enver-Mehmetit, here e largon e here e afron,here e ben mik e here armik se keshtu ja do puna, etj
Ndaj o Popull kujdes…Diktatura ne syte tuaj e per neglizhence te pa faleshme , naivitet e faj tuajin po ri-ulet serisht kembekryq mes jush.ndaj ose ngrihuni e mos e lejoni tu shtype e perdhose sikurse dje ose rrini keshtu sic jeni e besojuni atyre qe ju bejne thirrje te ngriheni per ta rrezuar Ramen e qeverine e tij bandite por jo sot por me 16 Shkurt, pra pasi te keni festuar edhe Shen Valentinin, njesoj sikurse bene Studentet ne Dhjetor qe nderprene protesten e tyre ne kulmin e saj se vajten te hane Gjelin e Detit dhe Bakllavane dhe kur u kujtuan ata per ta rrezuar Edvinin ishte Edvini qe i kish rrezuar ata e i kish mbyllur me dryne e zinxhire brenda mureve te godinave te tyre shkollore…
Hekuri rrihet sa eshte i nxehte dhe puna e sotme kurre nuk lihet per neser ndaj o popull me mire te jetosh nje dite si Luan se sa gjithe jeten si Lepur.