Denoncimi i infermierit të spitalit Covid-2: Rama-Manastirliu na mashtruan për bonusin 1 mijë euro!

Një infermier i spitalit Covid-2 i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, kryeministri së bashku me Ministren e Shëndetësisë deklaronte se, personeli shëndetsor në spitalet covid do të marrë bonusin prej 1000 eurosh, por në asnjë nga spitalet covid nuk është dhënë bonusi i muajit Maj akoma që si rregull duhej të jepej brenda muajit Qershor.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Rama – Manastirliu mashtruan infermieret e spitalit covid 2! sb

Përshëndetje Doktor Berisha uroj të jeni mirë,

Jam një Infermier i cili punoj prej disa vitesh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” (Sanatorium),ju lutem doja të bëja një denoncim këtu tek ju dhe vlen për tu theksuar se keni ngelur ju njësoj si për fat të keq ,si e vetmja dritare komunikimi, ku mund të shprehim e të kërkojmë zgjidhje për problematikat që shoqërojnë punën apo jetën tonë,sepse nuk kemi mundësi tjetër, dua ta nis me premtimin dhe fjalinë e famshme të Kryeministrit tonë i cili në çfo ditë të pandemisë ,në çdo sekondë që i jepej mundësia thurte lavde për personelin shëndetsor i cili punonte në vijën e parë të rrezikut,njësoj si në luftë kundrejt virusit Sars-Cov2,shpeshherë ai së bashku me Ministren e Shëndetësisë deklaronte ,personeli shëndetsor në spitalet covid do të marri bonusin prej 1000 eurosh deri në ditën e fundit ,deri në pacientin e fundit me virus,atëherë unë doja të ju informoja dhe denoncoja që në asnjë nga spitalet covid ,nuk është dhënë bonusi i muajit Maj akoma që si rregull duhej të jepej brenda muajit Qershor zakonisht nga datat 22-27 të çdo muaji.

Në muajin Maj spitali Covid 2 ka qenë plot me pacientë covid dhe ne kemi punuar si në çdo ditë të pandemisë dhe duke bërë çdo punë që na takon ,duke punuar si asnjë spital tjetër covid me turne 16 orarshe,praktikë kjo e ndjekur vetëm në këtë spital,duke bërë punë që edhe nuk na takojnë ne sipas rregullores dhe duke i shërbyer këtyre pacientëve,pacienti i fundit me Covid nga spitali është larguar midis datave 15-17 qershor ,që do thotë spitali ka vazhduar të jetë spital për pacientët me covid edhe pas mbylljes së tij në datën 4 qershor nga Ministrja Manastirliu,është e tmerrshme se si të njëjtët njerëz që i lavdëron aq shumë dhe bën propagandë me ta për 1 vit e gjysëm menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të muajit prill i heq bonusin që vetë e ke premtuar ,sipas asaj që di unë por edhe që thuhet nga të gjithë është se spitalet kanë nisur listat e personelit për përfitimin me të drejtë të bonusit por Ministria nuk e miraton me justifikimin se personeli ka qenë i vaksinuar në muajin Maj,ndërkohë që ne kemi qenë të vaksinuar njësoj edhe në muajt parardhës.

Është e tmerrshme se si tallet kjo qeveri me personelin shëndetësor që ka luftuar prej 1 viti e gjysëm me armikun e padukshëm,e ku janë shëruar me qindra e mijëra vetë,dhe si në çdo vend të botës edhe shumë të tjerë nuk ja kanë dalë dot,aspak mirënjohje nuk ka kjo qeveri jo vetëm për ne por për asnjë personel shëndetsor.

Exit mobile version