Denoncimi i ish-deputetit: I arrestuari djali i policit në detyrë endej i lirë prej muajsh në Dibër i pa shqetësuar nga policia lokale

I kërkuar në Itali për trafik droge, denoncimi i ish-deputetit Xhemal Gjunkshi: I arrestuari djali i policit në detyrë! Endej i lirë prej muajsh në Dibër i pa shqetësuar nga policia lokale

Ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të Qarkut Dibër.

35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë.

Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Fakti që Qemal Vranezi vazhdon punën shumë i qetë tregon se ai ka një super mbrojtje;

Kush qëndron pas babait polic dhe të birit trafikant?

MBROJTJA VJEN NGA KUPOLA DREJTUESE E PARTISË SOCIALISTE NË PUSHTET.

Ata mendojnë dhe punojnë vetëm si ti shërbejnë padronëve të krimit të lidhur me politikën.

Exit mobile version