Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, nëpërmjet një denoncimi në profilin e saj në rrjetin social facebook, ka ngritur shqetësimin e vijimit të mësimit me turne prej 3 vitesh për nxënësit e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan.
“Ministrja Manastirliu ka ardhë disa herë ka “inspektuar” punimet, e ka pasqyruar dhe në media madje. Edhe kryeministri një vit më parë në facebook-un e tij e ka paqitur si sukses. Por, asgjë, gjimnazi nuk përfundon së rindërtuari.” – shkruan Karabina.
Sipas zëdhënëses së Demokratëve Euroatlantikë, një gjë e tillë vjen si rezultat i korrupsionit dhe garës së pandershme, gjë që i ka bërë të rinjtë dje familjarët e tyre të largohen nga vendi për një arsim më cilësor.
Më poshtë reagimi i plotë:
Korrupsioni dhe gara e pandershme lë gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan të papërfunduar dhe nxënësit prej tri vitesh në mësim me dy turne, mësim jo cilësor dhe siguri e munguar.
Tender për këtë shkollë ka qenë me flamur të kuq të korrupsionit dhe audituar nga KLSH si kompani fituese që nuk përbushte kriteret tregues të qartë që punimet nuk mbyllen, edhe pse duhet të kishte përfunduar që në qershor të 2023-it sipas kontratës.
Ministrja Manastirliu ka ardhë disa herë ka “inspektuar” punimet, e ka pasqyruar dhe në media madje.
Edhe kryeministri një vit më parë në facebook-un e tij e ka paqitur si sukses.
Por, asgjë, gjimnazi nuk përfundon së rindërtuari.
500 nxënës më pak nisi viti shkollor në Elbasan.
Të rinj dhe familjarë janë larguar jashtë vendit për arsim cilësor dhe siguri të fëmijëve.
Shkak, korrupsioni i lartë i cili pengon zhvillimin dhe arsimin.