Denoncimi i kandidatit të Koalicionit Euroatlantik: Ata që e trajtuan Shqipërinë si pronë private, zhvlerësuan tokën

1 m2 tokë = 1 Euro
1 m2 plasmas = 2 Euro

Kandidati për deputet në qarkun Fier, i Koalicionit Euroatlantik, Burhan Misiraj, denoncon zhvlerësimin e tokës që sipas tij ka ardhur nga interesat e një grupi njerëzish që e trajtojnë Shqipërinë si pronën e tyre private. Duke evidentuar çmimin e një metri katror tokë, vetëm 1 euro, Misiraj, e krahason atë me një metër katror plastmas i cili vlerësohet dyfish nga toka.
Videomesazhi i tij mbyllet me thirrjen: T’i kthejmë vlerën tokës, duke votuar koalicionin euroatlantik, numrin 4.

Postimi i plotë:

Toka nuk meriton të zhvlerësohet në këtë formë për interesa të disa personave që e shohin Shqipërinë si pronë private te tyre.
Ti kthejmë vlerën që i takon tokës!
#votoKoalicioniEuroatlantik4
#votoburhanmisiraj

Artikulli paraprakZgjedhjet parlamentare të 11 Majit, regjistrohen 14 kallëzime në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm! Dy raste i kalojnë SPAK-ut
Artikulli tjetërPëllumb Seferi: Mbështetja e bashkëudhëtarëve më jep forcë për ndryshim”