Denoncimi i Kryemadhit: Rama, aferë 60 milionë euro në evazionin fiskal të një kompanie nafte

Monika Kryemadhi në fjalën e saj në konferencën urgjente nga selia e LSI, denoncoi një tjetër aferë të kryeministrit Rama. Edhe pse nuk u ndal gjatë, pasi paralajmëroi skandale të radhës ditët në vijim, Kryemadhi denoncoi evazionin fiskal të një kompanie nafte, në shifrat e 60 milionë eurove.
“Pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, Se nuk është kjo më korruptivja por ke edhe të tjera. Se si në xhep ke futur 30 milionë euro në një ditë. 18 milionë të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Ulajt, 12 milionë euro me OST. Dhe po të them se do ketë prapë e prapë dokumenta, se si ti bën evazionin fiskal, vetëm në një kompani nafte 60 milionë euro, në 6 vjet kryeministër 360 milionë euro. Dhe ja ku i ke ato ara që jo 5 %, por 10 % të buxhetit t’i mund t’ua japësh studentëve”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa theksoi se me zor pret që byroja të nisë punën.
“Me zi pres që Byroja të nisë punën me aferën tënde, lista të nisë me emrin tënd të Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros”, përfundoi Kryemadhi fjalën e saj.

monika kryemadhi

Exit mobile version