Denoncimi i Marinela Ziut: Në qendrën e votimit 3746/1 në Voskopojë të gjithë votuesit konsiderohen sikur nuk shikojnë për të votuar me patronazhistë

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu, ka denoncuar se në qendrën e votimit 3746/1 në Voskopojë, të gjithë votuesit po konsiderohen si persona që nuk shikojnë, duke lejuar në këtë mënyrë votimin patronazhist dhe votimin familjar.

Ziu shprehet se kjo vërtetohet edhe nga pamjet filmike të kamerave në qendrën e votimit.

Ajo gjithashtu i bën thirrje SPAK procedojë penalisht shtetasin Genci Bardhi punonjës i njësisë bashkiake dhe Kostas Guri, ish-kryetar i njësisë administrative Voskopojë për këtë situatë.

Denoncimi i plotë i Marinela Ziu:

Nga informacionet e sigurta të vëzhguesve të Koalicionit Euroatlantik, në qendrën e votimit 3746/1 këtu në Voskopojë, kemi info të sigurt që vërtetohet nga pamjet filmike, nga pamjet e kamerave të qendrës së votimit se të gjithë votuesit po konsiderohen si persona që nuk shikojnë, duke lejuar në këtë mënyrë votimin patronazhist dhe votimin familjar. Konkretisht i bëjmë thirrje SPAK që të marrë pamjet filmike të kësaj qendre votimi dhe të procedojë penalisht shtetasin Genci Bardhi punonjës i Njësisë bashkiake, që sipas informacioneve që ne kemi askush nuk e ka parë të shkojë një ditë në punë dhe një tjetër patronazhist që quhet Kostas Guri, ish-kryetar i njësisë bashkiake Voskopojë. Koalicioni Euroatlantik është i vendosur në këto zgjedhje për të lejuar çdo qytetar për të votuar në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Dhe do të bëjmë gjithçka për të denoncuar çdo shkelje në SPAK dhe çdo organ tjetër kopetent për të lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprakNuk ka rezultat! Vijon kriza politike në Kosovë, dështon për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Artikulli tjetërDibra me pjesëmarrjen rekord në votim, 50 %! Ja qarku më pak i interesuar, me 30.24 %